RAPORTO! Së bashku ndërtojmë një Internet më të Sigurt.
Nëse has në materiale me përmbajtje të dëmshme apo shqetësuese në internet, si përmbajtje të papërshtatshme, bullizëm, ngacmime apo dhunë seksuale, gjuhë urrejtje, ekstremizëm të dhunshëm, mos qëndro në heshtje! Raporto!
Si funksionon raportimi
Në seksionin Raporto mund të raportosh çdo rast që të shqetëson, por gjithnjë raste individuale, që nuk ka lidhje me biznesin apo sipërmarrjen tuaj. Në varësi të rastit, shtyp në butonin përkatës, që mund të ketë të bëjë me fëmijët dhe adoleshentët, gratë dhe vajzat, gjuhën e urrejtjes apo ngjarje të ekstremizmit të dhunshëm. Përgjigju pyetjeve sa më mirë që mundesh, pasi kjo ndihmon analistët tanë të krijojnë një ide të qartë mbi ankesën tuaj. Raportimi është anonim dhe konfidencial. Ekspertët e iSIGURT, pasi analizojnë çdo rast ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta adresuar me kujdes dhe profesionalizëm rastin tuaj.
Pse është e rëndësishme të raportosh
Raportimi yt mund të parandalojë dëme dhe ngjarje të rënda. Ai mund të ndihmojë një fëmijë, një të ri, një vajzë, grua apo një person të cenueshëm. Kështu t’i kontribuon në krijimin e një mjedisi të sigurt e të respektueshëm në internet për vetën dhe për të tjerët.